Hajdari: Në Amsterdam nuk shkojmë të dorëzohem

Atletika

Hajdari: Në Amsterdam nuk shkojmë të dorëzohem

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2016 Në ora: 16:08
Garë e atletikës

Një numër rekord prej 1,473 atletë nga 50 vende të ndryshme do të marrin pjesë në Kampionatin e 23-të Evropian të atletikës që do të mbahet në Amsterdam nga data 6 korrik e deri me 10 korrik. Kosova për herë të parë do të merr pjesë në këtë ngjarje të madhe dhe me synime që të dalin sa më mirë. Atleti Musa Hajdari dhe Vijona Kryeziu do të përfaqësojnë shtetin tonë dhe pretendojnë të dalin sa më mirë. Musa Hajdari, atlet i kombëtares së Kosovës, për gazetën “Bota sot” tha se gara është shumë e fortë, por beson se është përgatitur shumë mirë për këtë betejë të madhe. Ai është i motivuar edhe nga medalja e argjendtë që e fitoi javën e kaluar në Kampionatin Ballkanik dhe sipas tij, do të luftojë që të jetë sa më mirë në disiplinën e shtigjeve të mesme përkatësisht në 800 metra. “Përgatitjet kanë ecë shumë mirë. Se sa do të jetë vështirë më së miri tregon emri i garës, por në Amsterdam nuk shkojmë të dorëzohem, përkundrazi jemi shumë të motivuar”, thotë Hajdari. Është hera e parë që merr pjesë në Kampionatin Evropian, a keni emocione? “Është hera e parë dhe emocionet janë prezente por brenda suazave normale”, theksoi ai. Atleti i klubit Rogana përmend disa nga atletë që do të janë mjaft të shpejt. “Në Amsterdam kemi emra që kanë lënë gjurmë në këtë disiplinë, pra ne 800 metra në nivel bote, si Tuka, Bose, Kshot e disa të tjerë. Unë do të futem në garë shumë i motivuar dhe të jap më të mirën nga vetja ime”, thotë atleti i shtigjeve të mesme. Çfarë mendoni se iu veçon? “Vet debutimi në një ngjarje të tillë është diçka e veçantë nga të gjithë tjerët”, përgjigjet Hajdari. Ai tha se dy sukseset e fundit janë edhe një motiv shtesë për të. “Sigurisht që me motivojnë sukseset e këtij viti, duke filluar prej medaljes së artë në Maltë, pastaj e argjendta në Kampionatin Ballkanik”, tha ai. Sipas tij është konkurrencë e fortë. “Realiteti konkurrenca do të jetë e fortë, por do të luftojmë deri në fund dhe çdo rreth i kaluar do të ishte sukses në vete”, thotë Hajdari. Sa i përket përgatitjeve deri më tash, shprehet: “Përgatitjet  kanë ecë shumë mirë, por terreni me të cilin jemi përgatit s’ka qenë as për së afërmi me atë që përgatiten atletët elitë. Thjesht na ka munguar shtegu dhe gjëja esenciale që duhet në atletikë”, thotë Hajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat