Shqiponja dykrenore në emisionin zviceran: Reagon ashpër ombudsmani i SRF

Zvicra

Shqiponja dykrenore në emisionin zviceran: Reagon ashpër ombudsmani i SRF

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 16:51
Pamje nga emisioni Arena

Gjatë emitimit të emisioni Arena në televizionin publik zviceran SRF, një person nga publiku disa herë brenda pak kohësh bën shqiponjën dykrenore me dy duart.

Ky veprim kishte shqetësuar autoritetet për arsye se edhe nuk ka pasur mundësi ndërhyrje te emisioni live, që u keqpërdor nga personi, por edhe pse publiku më shumë është fokusuar te “simboli i shqiptarëve” sesa te debati.

Edhe Ombudsmani i SRF, Roger Blum, ka reaguar ashpër kundrejt personit në fjalë, që sipas tij ka abuzuar me mikpritjen dhe që nuk ka të bëjë fare me programin e emisionit, shkruan blick.ch.

Secili gjest i tillë që defokuson opinionin nga debati është pjesë e abuzueve, që duhet të ndalohet në të ardhmen./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat