KMLDNJ: Tre musketarë të Serbisë, në Qeverinë e Kosovës!

Lajme

KMLDNJ: Tre musketarë të Serbisë, në Qeverinë e Kosovës!

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 14:55
Mariq, Jeftiq dhe Stojanoviq

Këshilli për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave të Njeriut e ka cilësuar cenim të integritetit territorial dhe shkelje të sovranitetit të Kosovës festimin e Shën Vidit në Gazimestan gjatë ditës së djeshme.

“Serbia e ushtron sovranitetin 100% kurse institucionet e Kosovës e ushtrojnë këtë sovranitet 0%. Paraprakisht e sollën dhe e mbollën Car Llazarin në veri të Mitrovicës që e kanë spastruar nga shqiptarët dhe jo serbët”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

"Tre musketarë të Serbisë, në Qeverinë e Kosovës!

Dje, në ditën e Shën Vidit (Vidovdanit) serbë nga Serbia dhe Kosova u mblodhën në Fushën e Mëllenjave në Gazimestan për ta vazhduar luftën e mohimit të shtetit të Kosovës duke e cenuar integritetin territorial dhe duke e shkelur sovranitetin e Kosovës në brendi të saj në ndërkohë që në veri të Kosovës Serbia e ushtron sovranitetin 100% kurse institucionet e Kosovës e ushtrojnë këtë sovranitet 0%. Paraprakisht e sollën dhe e mbollën Car Llazarin në veri të Mitrovicës që e kanë spastruar nga shqiptarët d he jo serbët. Kohë më parë , Serbia ka filluar ta ndërtojë kibucin eksperimental prej 300 shtëpive në lagjen Lugina e Diellit për ta filluar procesin e kolonizimit në komunën e Zveqanit dhe për ta vazhduar pastaj në lokacionet ku janë përqendruar serbët apo ku planifikohet të forcohet elementi serb brenda Kosovës. Ndërtimi i kibucit serb nga Serbia në Zveqan, pa lejen e institucioneve të Kosovës që janë shpërfillur deri në injorim të turpshëm për KMDLNj – në paraqet kolonizim klasik kurse mbjellja e tokës së Kosovës me figura mitologjike serbe është përpjekje për mashtrim të opinionit dhe krijimit të një situate ndryshe duke krijuar pasqyrën se ajo është tokë serbe me Llazara, Millutina e Millosh Obiliqa dhe ky është kolonizim shpirtëror dhe manipulim me fenë , për qëllime politike.

Një ultra shovinist si Jabllanoviqi, ish ministër i kabinetit të Mustafës, me vendosjen e kurorës në Koshare, përkujtoi “heronjtë” s erbë (ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë) të vrarë në Betejën e lavdishme të Kosharës dhe të cilët kryen krime të pashembullta, deri në gjenocid kundër shqiptarëve, kryesisht civilë të paarmatosur. Në të gjitha këto veprime dhe promovime shoviniste të Serbisë në Kosovë, zyrtarët serbë gjithmonë shoqërohen nga tre musketarë të shovenizmit të Serbisë në Qeverinë e Kosovës; “ ministrat e Kosovës”, Lubomir Mariq, Dalibor Jeftiq dhe zvkryeministri Stojanoviq. Në mbjelljen e Car Llazarit në Mitrovicën e veriut ishte edhe Adriana Hoxhiq që ishte shefe e zyrës administrative deri tash.

“Pelegrinët” e Gazimestanit, në vend se ta shfrytëzojnë këtë mundësi për nevoja shpirtërore dhe fetare, ata bartnin porosi nacionaliste dhe shoveniste të shoqëruar me ikonografi serbe dhe rekuizitë tjera që nxisnin urrejtjen ndëretnike, fyese dhe kërcënuese për shqiptarët. Ata, në prani të “Policisë së Kosovës” madhà «ronin me fjalë dhe fotografi kriminelët si Millosheviq, Karaxhiq, Mlladiq, Sheshel, Arkan dhe të tjerët. Pjesa dërmuese në mos të gjithë policët që e shoqëronin dhe e siguronin lëvizjen e “pelegrinëve” serbë, ishin serbë andaj nuk ndërmorën asnjë veprim për parandalimin e një histerie shoviniste.

As institucionet e Kosovës nuk reaguan fare dhe me këtë e dëshmuan qartazi se zbatojnë standardet e dyfishta të zbatimit të drejtësisë, një për serbët dhe tjetër për shqiptarët. Liria e lëvizjes, të drejtat fetare dhe kulturore u keqpërdorën skajshmërisht nga serbët e Vidovdanit, zyrtarët e Serbisë e sidomos nga ministrat Mariq, Jeftiq dhe zvkryeministri Stojanoviq që po demonstrojnë një ppërkushtim të madh së vepruari kundër Kosovës dhe në dobi të Serbisë në ndërkohë që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Këta tre anëtarë të kabinetit Mustafa duhet të largohen nga qeveria dhe nëse Vuqiq ka nevojë për ta le t’i bëjë pjesë të qeverisë që po bën përpjekje ta formojë!

Heshtja e pamoralshme e ndërkombëtarëve për përpjekjet e Serbisë për kolonizimin e Kosovës, për mbjellje të Kosovës me figura mitologjike dhe kriminale serbe, mos hapja e urës mbi lumin Ibër për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët , është shndërruar në standard të dyfytyrësisë dhe oportunitet të turpshëm për realizimin e projekteve të caktuara politike, në dëm të Kosovës. E drejta për kthim dhe liri të lëvizjes është e drejtë e njeriut që nuk mund të kundërshtohet apo kushtëzohet me asgjë, mirëpo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut nëse realizimi i kësaj të drejte përcaktohet sipas parimit etnik; për serbët ndërtohen lagje kolonizuese kurse shqiptarëve iu pamundësohet kthimi në pronat e tyre që janë plaçkitur dhe shkatërruar pikërisht nga ata që po duan ta kolonizojnë Kosovën. Pse nuk po bëhen projekte për kthimin e të shpërngulurve dhe të dëbuarve me dhunë në vendet e origjinës, që është normale, e pranueshme dhe e drejtë por po ndërtohen lagje etnikisht të pastra vetëm për serbët dhe kolonizimin e Kosovës, përveç Serbisë po i ndihmojnë edhe Kina, Rusia, ndërkombëtarët dhe institucionet e Kosovës me mosveprimin e tyre!

Kështu, si po zhvillohen ngjarjet, tash me një dinamikë të përshpejtuar me ç ‘rast po legalizohen territore etnikisht të spastruara, duket se Kosova po shkon drejt ndarjes përmes përshkallëzimit të situatës.

Është momenti i fundit që institucionet e Kosovës të tregojnë vendosmëri në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, ta shtrijnë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës ose të dhënë dorëheqje! Askush nuk mund të arsyetohet për mosveprim në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë veprime që nxisin nacionalizmin, urrejtje, shovinizëm, e mo hojnë rendin juridik të Kosovës në emër të realizimit të të drejtave të njeriut të cilat , sipas tyre , nuk i gëzojnë.

Të drejtat e njeriut janë universale për të gjithë qytetarët e botës, janë të rregulluara me dokumente ndërkombëtare, nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeiut e KB- së deri te Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të tjera që janë edhe pjesë e kushtetutave, prandaj Kosova nuk ka nevojë të shpikë të drejtat e njeriut sipas modelit diskriminues të “diskriminimit pozitiv” por është e detyruara t’i zbatojë dhe respektojë të drejtat e njeriut sipas parimit universal të këtyre të drejtave.

Me këto veprime të Serbisë, dialogu për normalizim të marëdhënieve e ka humbur kuptimin kurse pajtimi midis dy shteteve dhe dy popujve po bëhet i pamundur, qoftë edhe si ide!

Se si kanë filluar të sillen ministrat serbë në qeverinë e Kosovës që po punojnë haptas kundër Kosovës dhe për Serbinë atëherë lehtë mund të ndodhë që edhe Nikoliqi, Vuqiq, Vulin, Daciq dhe të tjerë nesër të bëhen ministra të qeverisë së Kosovës; të këtij kryeministri apo ndonjë kryeministri tjetër!

Çka janë më të këqinjë në këtë drejtim Mariq, Jeftiq dhe Stojanoviq?!", thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat