Etienne: Kosova nuk ka përparuar, korrupsioni mbetet i lartë

Ekonomi

Etienne: Kosova nuk ka përparuar, korrupsioni mbetet i lartë

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 14:30
Pamje nga takimi

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni në industrinë mihës: Gjetjet dhe rekomandimet”. Në këtë tryezë janë prezantuar gjetjet mbi gjendjen dhe shkallën e rrezikshmërisë së korrupsionit në industrinë mihës në vend.

Mungesa e ndarjes së licencimit, mbikëqyrjes dhe të ardhurave , licenca dhe negocimi i kontratave , mungesa e licencave te hapura dhe të përdorshme dhe regjistrimit të kontratave, proceset juridike jo të efektshme , dënimet e ulëta për operatorët ilegal, mungesa e zbulimit publik të pagesave të pranuara përmes taksave, honorarëve dhe të ardhurave tjera në mënyrë pro aktivë , janë disa nga gjetjet që janë identifikuar në raportin e fundit të UNDP-së, për sektorin e minierave .

Alessandra Roccasalvo, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, tha se korrupsioni bashkërisht me ndotjen dhe nepotizmi ka ndikime morale dhe në zhvillim ekonomik të Kosovës. Ajo ka marrë shembull se edhe në vendet tjera ky sektor është joshës.

Roccasalvo: Sektori minerar mund të zhvillojë Kosovën

“Në industrinë nxjerrëse në mungesë të integritetit dhe të llogaridhënies e kemi parë se edhe në vendet të tjera ku ka diçka për të eksploruar ka gjithmonë një joshje të madhe për të fituar anash. Duam të ju ndihmojmë ministrive që të vendosim legjislacionin në terren dhe të bëjmë rregullimet e duhura të sigurojmë që çfarë do që bëhet në Kosovë të përfitoj ekonomia dhe publiku i Kosovës...Industria nxjerrëse mund të ndihmoj ekonominë e Kosovës dhe mund të dimë për çfarë do përfitime që ekzistojnë dhe çfarë do të hyrash që mblidhen se a do të kalojnë nëpër kanalet e duhura dhe a do përfitojnë vendet e duhura dhe buxheti I Kosovës dhe publiku I Kosovës. Për këtë qëllim para pak kohësh kemi filluar vlerësimin sektorial dhe disa prej tyre janë bërë dhe ky është I fundit që është bërë...Ajo çka ne p o mundohemi si UNDP është që t’i japim rekomandimet më të mira dhe më të kuptueshme të aplikueshme për ministrinë”, tha Roccasalvo.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se Qeveria ka filluar disa nisma që lidhen me këtë sektor dhe se synimi i Qeverisë është që të krijoj ambient sa më të favorshme për këtë biznes.

Stavileci: Duhet t’i balancojmë punësimin, shëndetin dhe zhvillimin ekonomik

“Prej këtyre tetë rekomandimeve pothuajse të gjitha janë në pjesën e asaj që ne ende po e dialogojmë që ende po investojmë edhe me institucionet brenda vendit dhe me investitorët jashtë. Në prezantimin e sotëm do t’i them dy nisma konkrete që i kemi ndërmarrë dhe që të dyja shkojnë në këtë drejtim. Edhe për sektorin e energjisë për burime të ripërtritshme po edhe për sektorin minerar . Krijimi i një ‘on -stop-shopin’ që përsëri është një hap drejt përmirësimit të ambientit biznesor për investime, por që këto investime sado që ne ua lehtësojmë jetën investitorëve gjithmonë duhet ta kemi edhe një avantazh të këtyre investimeve që duhet të jetë dimensioni social dhe mjedisor . Në të njëjtën kohë kërkohet zhvillim ekonomik, krijim i vendeve të reja të punës dhe në të njëjtën kohë kërkohet mbrojtje e ambientit. Kreativiteti është që ato të balancohen, asnjë herë nuk balancohen njëra me tjetrën jo vetëm në Kosovë po në asnjë vend të botës.”, tha Stavileci.

Patrick Etienne, drejtor i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, tha se shteti zviceran i ka ndihmuar Kosovës e po ashtu ata do të vazhdojnë të ndihmojnë në strategjinë e cila sipas tij është në përgatitje e sipër.

Etienne: Kosova nuk ka përparuar , korrupsioni mbetet i lartë

“Ne i mbështesim përpjekjet kundër korrupsionit në Kosovës dhe pse ne jemi duke kontribuar bashkërisht me UNDP me këtë program...Aktualisht jemi duke e përgatitur strategjinë 2017-2020. Jam shumë I brengosur se rezultate që po planifikojmë bashkërisht me Qeverinë e Kosovës nuk do ti mund ti arrijmë si rezultat e mungesës së përparimit në performancën e institucioneve kosovare. Mbi të gjitha prioritete janë që të riformojmë sistemin e llogaridhënies dhe mekanizmave dhe kjo natyrisht ka një lidhje direkte me ndërhyrjet politike dhe luftën kundre korrupsionit qeverisjes së keqe, menaxhimit të keq. Kjo në Kosovës në periudhën e fundit nuk ka pasur përparim të theksuar nëse e lexojmë raportin apo indeksin e internacional transparence apo raportin e BE-së.”, tha Etienne.

Raporti ka identifikuar pikat e rrezikshmërisë së industrisë së nxjer rëse në vend, në të cilat korrupsioni ka hapësirë të zhvillohet. Raporti po ashtu jep rekomandime se çfarë masa duhet të ndërmerren për të adresuar pikat që janë me rrezikshmëri të lartë për korrupsion.

Lufta e korrupsionit në industrinë nxjerrëse

Zyra e Programit Zhvillimor të OKB-së në Kosovë (UNDP), organizon tryezë diskutimi me temën “Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni në industrinë nxjerrëse: Gjetjet dhe rekomandimet”.

Në këtë tryezë do të prezantohet raporti mbi gjendjen dhe shkallën e rrezikshmërisë së korrupsionit në industrinë nxjerrëse në vend. Raporti ka identifikuar pikat e rrezikshmërisë së industrisë së nxjerrëse në vend, në të cilat korrupsioni ka hapësirë të zhvillohet. Raporti po ashtu jep rekomandime se çfarë masa duhet të ndërmerren për të adresuar pikat që janë me rrezikshmëri të lartë për korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat