Të mos shfaqim një Evropë ndëshkuese pas Brexit, thotë kryeministri francez

Evropë

Të mos shfaqim një Evropë ndëshkuese pas Brexit, thotë kryeministri francez

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 20:40
Manuel Valls

Referendumi britanik për Brexit demonstron nevojën e “largimit të së keqes” në Evropë, që paraqet në një lloj mënyre dobësinë e popujve përballë ndërtimit evropian, deklaroi sot kryeministri francez, Manuel Valls.

”Evropianët ngrenë dyshime ndaj Evropës. Ata nuk janë të vetëdijshëm për funksionin e saj, nuk shohin se çfarë sjell ajo … Për ata, Evropa është e pushtuar nga një instrument shtesë që shfaq mangësi në elementin bazë. Më keq akoma, ata kanë ndjesinë se ajo po imponon këto zgjedhje dhe luan në mënyrë sistematike kundër interesave të tyre. Slogani pro-Brexit +rimarrja e pushtetit+, shpreh mjaft hapur si janë rrethanat që nuk mund të injorohen. Evropa do të bëhet nga popujt. Në të kundërt ajo do të shpërbëhet”, paralajmëroi Valls në një fjalim të mbajtur në Asamblenë Kombëtare.

“Prandaj alternativa është e thjeshtë, ose do të vijojmë si gjithnjë, duke shmangur dukjen, duke mbyllur mjaft thjeshtë boshllëqet me anë të ndryshimeve të vogla, ose me dhënien fund të kurajës së tepruar për t’i çuar deri në fund projektet e nisura”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat