Të gjithë kundër Kanye West

Mediale Vip

Të gjithë kundër Kanye West

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 18:29
Pamje nga videoja

Taylor Swift ishte e para që reagoi me kërcënimin se do të marrë hak, por nuk janë të paktë edhe të pakënaqurit e tjerë me videon e fundit të reperit Kanye West, që përdori një sërë shëmbëlltyrash të zhveshura, përfshirë atë të Swift-it, kandidatit presidencial republikan Donald Trump dhe komedianit Bill Cosby.

Videoja muzikore e “Famous”, përcjell pamjet e 12 njerëzve të famshëm duke fjetur të gjithë në të njëjtin shtrat në krah të Westi-it të shtrirë në mes bashkë me të shoqen, Kim Kardashian.

Ajo që besohet të jetë kopja prej dylli e ish-presidentit George W Bush i bashkohet figurave të botueses së “Vogue”, Anna Wintour, reperit Chris Brown, këngëtarit të R&B Ray J, transgenderit Caitlyn Jenner, modeles Amber Rose dhe Rihanna-s.

Realizimi i videos është frymëzuar nga piktura e artistit Vincent Desiderio, “Gjumi”, e cila bashkon në gjumë njerëz të ndryshëm të zhveshur e një pjesë, të mbuluar deri diku me çarcafë.

“Famous” është pjesë e albumit “The Life of Pablo”, e më shumë sesa muzika, vëmendjen që në fillim e tërhoqën pamjet e çuditshme të klipit, ku mendohet se disa prej personazheve mund të kenë pozuar ashtu vërtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat