Banori rrëfen për përpjekjet për shpëtimin e fëmijëve në Kolovicë

Kosova

Banori rrëfen për përpjekjet për shpëtimin e fëmijëve në Kolovicë

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 17:55
Banori i Kolovicës

Sylejman Krasniqi, banor i fshatit Kolovicës ku edhe kanë humbur jetën dy fëmijë orë më parë, ka rrëfyer përpjekjet që janë bërë për t’i shpëtuar fëmijët. Ai ka thënë se vajza e tij dhe një polic kanë tentuar për 20 minuat t’i shpëtojnë fëmijët por kanë dështuar.

“Kam një vajzë që din notë dhe ka tentuar për 20 minuta, por nuk ka pasur sukses. Pastaj dhe një polic ka tentuar pas 20 minutash por nuk ka pasur sukses”.

Ai thotë që kompania qe e ka hapur këtë gropë është edhe kompania që e ka asfaltuar këtë rrugë dhe është nga Barileva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat