Çfarë do Vettel?

Formula 1

Çfarë do Vettel?

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 11:15
Makina e Vettelit

Vendi i dytë që Ferrari arriti ditën e diel në garën e Çmimit të Madh të Europës, zhvilluar në Baku, ka rikthyer disi humorin te skuadra “kokëkuqe”. Piloti gjerman Sebastian Vettel e sheh këtë rezultat si pozitiv dhe që jep shpresa për Botërorin, ndaj për të gjithçka është ende e mundshme. “Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur dhe kam besim se mund të arrijmë edhe më shumë në të ardhmen. Vjet u renditëm në vendin e dytë për konstruktorë, ndaj këtë sezon duam diçka më shumë, të bëjmë një hap tjetër përpara”, u shpreh Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat