Thaçi për Tomë Hajdaraj: Do të mbaj përherë kujtimet më të mira

Lajme

Thaçi për Tomë Hajdaraj: Do të mbaj përherë kujtimet më të mira

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 19:01
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjaret e ish-deputetit dhe ministrit, z. Tomë Hajdaraj, i cili ndërroi jetë.

Thaçi ka thënë se vdekja e Tomës është humbje për ju si familje, për subjektin politik dhe më gjerë.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit dhe ministrit, z. Tomë Hajdaraj, i cili ndërroi jetë sot.
Vdekja e Tomës është humbje për ju si familje, për subjektin politik dhe më gjerë. Për Tomën dhe vendosmërinë e tij për çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës demokratike do të mbaj përherë kujtimet më të mira”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Thaçit./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat