Kozniku ka parashikim interesant për sfidën Rumani-Shqipëri

Futboll

Kozniku ka parashikim interesant për sfidën Rumani-Shqipëri

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2016 Në ora: 12:21
Ardian Kozniku

Ish-futbollisti i mirënjohur Ardian Kozniku, ndryshe është fitues i medaljes së bronztë me Kroacinë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se vërtet do të jetë sfidë e vështirë për Shqipërinë ndaj Rumanisë. Ai shpreson se më në fund do të ia dalin dhe t’i gëzohen fitores. Ndeshja do të luhet sonte në orën 21.00 dhe është e fundit e grupit A në Kampionatin Evropian. “Mendoj se ndeshja Shqipëri-Rumani nuk është e lehtë, është ndeshja e fundit dhe shpresoj se me dy lojët te para që kanë treguar mjaft të mira, një angazhim e koncentrim, bënë një pune të madhe në fushë, por nuk patën fat si me Zvicrën, si me Francën. Shpresoj e dëshiroj se me Rumaninë do të ia dali në fund, edhe pse me të vërtet do të jetë shumë vështirë”, tha Kozniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat