Problemet e zemrës, zanafilla në adoleshencë

Shëndetësia

Problemet e zemrës, zanafilla në adoleshencë

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 15:25
Ilustrim

Një zbulim i fundit ka treguar se personat që në adoleshencë kanë qenë mbi peshë, janë më të prirur të preken nga sëmundjet e zemrës kur shkojnë rreth të dyzetave. Ata gjithashtu thonë se edhe personat me peshë normale në adoleshencë janë më të rrezikuar sesa ata që peshojnë më pak se pesha normale.

Studiuesit bëjnë thirrje që duhen marrë masa në një nivel më gjithëpërfshirës për të parandaluar obezitetin tek të rinjtë.

Sipas tyre, nuk mjafton vetëm mbajtja e dietave, por autoritetet shtetërore duhet të krijojnë kushte të tilla që të rinjtë të mos bëjnë jetë sedentare, por të jenë gjithë kohën në aktivitet fizik, për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat