Familja Halimi kërkon djalin 20 vjeçar, i zhdukur prej 8 muajsh

Lajme

Familja Halimi kërkon djalin 20 vjeçar, i zhdukur prej 8 muajsh

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 19:39
Besart Halimi

Besart Halimi, 20 vjeçar nga Lipjani kishte udhëtuar drejt Evropës me 19 Prill.

Familja e tij ka humbur kontaktet prej rreth 9 muaj.

Familjarët e Besartit thonë se që nga data 19 dhjetor nuk kanë asnjë informatë nga ai, pasi të gjitha kontaktet janë shkëputur.

Vëllai i Besartit, Hasan Halimi rrëfen ngjarjen.

“Në kohën kur dolën shumë shqiptarë të Kosovës drejt Evropës për një jetë më të mirë, doli edhe vëllai im, që ka shku në Hungari, prej aty në Austri, ku ka qëndruar te Arbenit Avdyli i njohur si Beni Peja, për 3 muaj. Ne kemi kontaktu me të, por pas 3 muajsh ai i ka ndërpre kontaktet, se ma shumë kemi folur në WhatsApp me Besartin e na thoshte se po punon ngapak, pasi Arbeniti e kishte punësuar. Pas 3 muajve nuk është lajmëruar më”, ka thënë ai.

Tutje ai rrëfen se si kanë kontaktuar me persona tjerë, që iu kanë thënë se e kanë vëllaun në burg.

“Vëllai tjetër, besmiri ja dinte passwordin e Facebook-ut të Besartit dhe e kemi hap pas një jave, e aty e kemi gjet atë Arbenitin, e kemi kontaktu në Facebook dhe më ka thënë se e kam vëllaun në burg e lirohet pas 3 muajve. U bënë 8 mauj e vëllaun se kam askund”, përfundon rrëfimin.

Hasan Halimi kërkon ta ndihmojnë të gjithë për gjetjen e vëllait 044-491-459.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat