Gjermani: Burgoset romi nga Kosova, trafikoi 32 persona

Gjermania

Gjermani: Burgoset romi nga Kosova, trafikoi 32 persona

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 12:57
Ilustrim

Babai i gjashtë fëmijëve, Amar T.(34) i etnisë rome nga Kosova është burgosur të enjten në Gjermani. Ai duhet të ketë trafikuar 32 persona nga vendlindja drejt Gjermanisë, përkundër që vetë kishte kërkuar azil verën e 2014, shkruan schwaebische-post.de. Atëkohë ai nuk kishte dokumenta, megjithatë ju njoh kërkesa e strehimit, përcjell botasot.info.

34 vjeçari jeton sëbashku me gruan dhe fëmijët në qytetin gjerman Altkreis Aalen, ku njiheshte edhe si person i integruar. Të enjten doli para gjykatës ku edhe u dha vendimi për burgosje për shkak të “trafikimit të qenieve njerëzore.” Momentalisht nuk dihet fati i familjes së tij, a do dëbohet drejt Kosovës.

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi prej nëntorit 2015 janë vende me origjinë të sigurt dhe shtetasit e tyre nuk kanë asnjë shans përftimi azili. Megjithatë shumë grupe kriminale i shfrytëzojnë rastet e izoluara për përfitime materiale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat