Demi Lovato dhe fansat e Mariah Carey në “luftë”

Mediale Vip

Demi Lovato dhe fansat e Mariah Carey në “luftë”

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 12:32
Demi Lovato - Mariah Carey

Demi Lovato e ka ofenduar në rrjetin social Instagram këngëtaren Mariah Carey duke komentuar në një foto ku shfaqen ajo dhe Ariana Grande, në të cilën shkruhet “kur e porosit online vs kur arrin”, duke thënë se ishte në të vërtetë e kundërta e fotos.

Menjëherë pas postimit, fansat e Carey kanë filluar që ta mbrojnë këngëtaren dhe ta fyejnë Demi Lovaton.

Ajo më pas sqaroi se këtë e kishte bërë për shkak të ofendimeve të bëra nga Mariah Carey ndaj Jennifer Lopez, gjatë një interviste në televizion ku kishte thënë se nuk e njihte atë, raporton The Mirror, transmeton KosovaPress. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat