SHBA dhe Rusia e akuzojnë njëra tjetrën për sulmet në Siri

Amerika

SHBA dhe Rusia e akuzojnë njëra tjetrën për sulmet në Siri

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 12:04
Ilustrim

SHBA-të e kanë akuzuar Rusinë se ka kryer sulme ajrore në Sirinë jugore kundër rebelëve, përfshirë edhe forcat e përkrahura nga SHBA-të që po luftojnë kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë Reuters dhe AFP-së se ata janë seriozisht të shqetësuar rreth bombardimeve në afëri të al-Tanf dhe se Uashingtoni do e ngris këtë si çështje me Moskën.

Mirëpo Rusia është përgjigjur me kundër akuza duke thënë se SHBA-të mund ta kenë një plan sekret me qëllim largimin e regjimit të Bashar al Assadit nga pushteti, duke u mbështetur pjesërisht edhe në grupe terroriste.

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov në Shën Peterburg ka thënë mbrëmë se ky plan mund ta sqarojë faktin sipas tij të dështimit amerikan për të nxitur rebelët sirianë që të distancohen nga dega e Al Kaidës në Siri, Fronti Al nusra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat