Sot vendoset për EULEX-in

Politika

Sot vendoset për EULEX-in

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:06
Kuvendi i Kosovës

Sot nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku përveç tjerash do të shqyrtohen edhe dy projektligje që kanë të bëjnë me vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë.

Ja rendi i ditës:

15. Votimi i Raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2015,

16. Votimi i Raportit të Agjencisë Kosovare të Pronës për vitin 2015,

17. Votimi i Raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil tëKosovës për vitin 2015,

18. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-102 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë,

19. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-103 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat