Pulë me mollë

Receta gatimi

Pulë me mollë

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 20:07
Pulë me mollë

Për 4 person:
1 pulë e plotë
4 mollë të verdha
4 qepë mesatare
30g arra
30g rrush i thatë
1 gotë verë e bardhë
kripë
piper i zi
20g gjalpë
1 degë rozmarinë

Përgatitja:
Pula pritet, pastrohet, shpëlahet, kullohet dhe pritet në copa. E lyejmë me kripë, piper, rozmarinë të grirë dhe gjalpë dhe lihet ashtu për 15 minuta. Qërojmë qepët, i presim në copa dhe i vëmë në tavë të lyer me pak gjalpë. E pjekim në furrë me 200 gradë për 20 -35 minuta. Më pas vendosim mollët e prera feta të plota me gjithë lëkurë, rrushin e thatë dhe e fusim sërish në furrë. Herë pas here shtojmë verë të bardhë që të mos ngjitet. Kur pula të jetë bërë krokante, shtojmë arrat, e lëmë edhe 5 minuta dhe e heqim nga furra. Shërbehet e ngrohtë dhe shoqërohet me sallata të ndryshme sipas dëshirës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat