Plagoset rëndë një deputete britanike

Evropë

Plagoset rëndë një deputete britanike

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 17:01

Një deputete britanike raportohet të jetë në gjendje kritike pasi dyshohet se është sulmuar me thikë dhe me armë zjarri.

Raportime të pakonfirmuara thonë se Jo Cox, është sulmuar me armë zjarri dhe është therur me thikë në qytetin e Leeds në Jorkshirin Perëndimor, zonë në veri të Londres.

Asistentja e Cox e ka konfirmuar sulmin ndaj Cox.

Një burrë që raportohet të jetë i moshës mesatare gjithashtu thuhet se ka pësuar lëndime të lehta.

Pas incidentit, Policia e ka arrestuar një person të moshës 52 vjeçare.

Dëshmitari, Hithem Ben Abdallah, është cituar të thotë se Cox është përfshirë në një përleshje në mes të dy burrave në fshatin Birstall, 320 kilometra në veri të Londres.

Abdallah ka thënë se një person është përleshur me Cox dhe më pas janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri.

Pas kësaj, sipas këtij dëshmitari, Cox ka rënë në tokë, ndësa Abdallah thotë ta ketë parë deputetën të gjakosur në tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat