AKR-ja, institucioneve: Përkraheni Agim Bahtirin

Lajme

AKR-ja, institucioneve: Përkraheni Agim Bahtirin

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 15:39
Agim Bahtiri

Aleanca Kosova e Re ka theksuar se mbështet fuqishëm përpjekjet e kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri për zgjidhjen e problemit të Urës së Ibrit, problem ky i krijuar që nga paslufta.

“Ne vlerësojmë lartë angazhimin e faktorit ndërkombëtar, BE-së dhe SHBA-së, të cilët po ndihmojnë në përafrimin e qëndrimeve dhe arritjen e marrëveshjes ndërmjet palëve”.

“AKR-ja inkurajon z. Bahtiri që të vazhdojë me përkushtim si gjithnjë në zgjedhjen e këtij problemi”.

“Cilado zgjidhje që ofrohet, për kufijtë administrativë, duhet të jetë në harmoni me pakon e Ahtisaarit (mbi bazën e së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës) dhe kërkesat e banorëve të Mitrovicës, rrugë të cilën po e ndjek edhe kryetari i Mitrovicës z. Bahtiri”

“Në këtë kontekst, AKR-ja kërkon edhe nga institucionet e Kosovës që ta mbështesin dhe ndihmojnë angazhimin e Bahtirit në zgjidhjen e këtij problemi shumë të ndjeshëm për vendin” thuhet në komunikatën për media të këtij subjekti politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat