Memushaj: Gjyhna që morëm gola në minutat e fundit, me Rumaninë duhet të fitojmë

Futboll

Memushaj: Gjyhna që morëm gola në minutat e fundit, me Rumaninë duhet të fitojmë

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 23:33
Ledian Memushaj

Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj, në një intervistë për Radio Televizonin e Kosovës menjëherë pas ndeshjes me Francën e cila e mposhti Shqipërinë në minutat e fundit me 2:0, ka thënë që është shumë keq që u mposhtën në këtë mënyrë.

“Me Francën e kishim të vështirë, duhet të mbronim e po patëm ndonjë mundësi edhe të bënim gol. Edhe ata patën shumë raste sepse kuptohet është Francë”.

“Por, gjyhna se si morëm gola në minutat e fundit”.

Ai ka bërë të ditur që pas humbjes janë tejet të pikëlluar.

“Jemi një çik të mërzitur, shumë të mërzitur, por nuk ndryshon gjë edhe po të barazonim duhej që me Rumaninë të fitonim. Me Rumaninë do të kërkojmë të fitojmë”.

“Kemi shumë shanse, sot lozëm si skuadër, kemi lozur të gjtihë shumë mirë gjyhna që morëm gola në minutat shtesë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat