Ja si të pastroni atletet e bardha

Ndryshe

Ja si të pastroni atletet e bardha

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 17:08
Atletet e bardha

Stina e verës  nuk mund të mendohet pa të bardhën dhe është vërtetuar shkencërisht se kjo ngjyrë na bën të ndihemi  të gjallë dhe më të lumtur. Rrobat, këpucët apo aksesorët e bardhë bëhen lehtësisht pis. Sa ngjyrë praktike dhe lehtësisht e kombinueshme është, po aq e vështirë është për t’u pastruar. Të gjithëve mund të na vijnë ndërmend ndonjë palë atlete të bardha. Duke mos ditur mënyrën e duhur si t’i pastrojmë shpesh herë pëfundojnë në lavatriçe. Më poshtë do të lexoni mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë si të pastroni atletet e bardha.

Përbërësit:

½ filxhan uthull të bardhë ¼ filxhan sodë buke 1 furçë

Udhëzime:

Përzieni  sodën e bukës me uthullën e bardhë derisa të bëhet si shkumë. Përdorni  furçën për të pastruar atletet dhe lërini për 30 miuta. Më pas shplajini me ujë të ftohtë dhe atletet do të duken si ditën e parë që i keni blerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat