Lala: Rashicën e do Napoli, vlen 6 milionë euro

Futboll

Lala: Rashicën e do Napoli, vlen 6 milionë euro

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 16:55
Milot Rashica

Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala, konfirmoi në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, se një sërë klubesh janë të interesuara për talentin nga Vushtria.

“Lacio dhe Napoli në Itali, Ajaks dhe Psv Eindhoven në Holandë si dhe Hamburgu e Shalke, kanë shfaqur interes për Rashicën”, theksoi Altin Lala në intervistën e tij.

Lala thotë se për t’ia shkëputur 19-vjeçarin Viteses klubet e interesuara duhet të bëjnë një ofertë që varion nga 6 deri në 7 milionë Euro.

Sa i takon mos grumbullimit të Rashicës në Evropian, Lala u shpreh: “Është një mëkat por ai ka edhe shumë vite karrierë përpara, në moshën 19-vjecare ka treguar se është një talent i madh”.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat