Makarona me spinaq dhe pançetë

Receta gatimi

Makarona me spinaq dhe pançetë

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 23:26
Makarona

Përbërësit

100 gr pançetë e prerë në kuba

1 filxhan pana

250 gr makarona tuba

2 filxhan djathë i butë i prerë

300 gr gjethe spinaqi të prera në copa të mëdha

Përgatitja:

1. Gatuani makaronat sipas kohës së udhëzuar dhe lërini mënjanë. Në një tenxhere të thellë hidhni panën dhe lërini për pak kohë në zjarr duke e përzier dale-ngadalë. Shtoni pancetën, djathin dhe spinaqin. Shtoni makaronat, përziejini lehtë derisa përbërësit të lidhen mirë.

2.Hidheni përgatitjen në një tavë të thellë, dhe piqeni në 200 g C për 20 minuta. Më pas, mbulojeni me letër alumini dhe piqeni për 10 minuta. Shërbejini të ngrohta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat