Dy dasma “VIP” në Gostivar

Futboll

Dy dasma “VIP” në Gostivar

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 21:05
Sulmuesi Admir Mehmedi dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi

Sulmuesi Admir Mehmedi, i cili luan me Përfaqësuesen e Zvicrës dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, i cili luan me Gjermaninë, i japin fund beqarisë menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian në Francë

Dy dasma të mëdha do të ndodhin në Gostivar gjatë muajit korrik, shkruajnë mediat shqiptare nga Maqedonia, përcjell albinfo.ch.

Sulmuesi Admir Mehmedi, i cili luan me Përfaqësuesen e Zvicrës dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, i cili luan me Gjermaninë, kanë vendosur që t’i japin fund beqarisë, menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian në Francë.

Mediat bëjnë me dije se të dytë kanë caktuar dasmat e tyre në një prej restoranteve më luksoze në Gostivar. Memedi ka caktuar dasmën më 17 korrik, kurse një javë më vonë (24 korrik) është dasma e Mustafit.

E dashura e Shkodran Mustafit është nga Struga, kurse ajo e Admir Mehmedit nga Gostivari. Pritet që në dasmat e tyre të marrin pjesë mysafirë të shumtë, mes tyre edhe emra të njohur nga fusha e sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat