Canolli sundon në Kullë

Formula 1

Canolli sundon në Kullë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2016 Në ora: 11:52
Automobilizëm

Bardhyl Canolli është fitues i garës së dytë të diciplinës malore për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm. Në garën e zhvilluar në Kullë, Canolli me BMW-në e tij e pati kohën më të mirë, pasi në cak arriti (duke llogaritur të dyja vozitjet) për kohën 8:29.171 minuta. Pas fitores, ai është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur. “Kemi qenë të vetëdijshëm se do të jetë garë e vështirë, jo vetëm për shkak të konkurrencës së fortë, por edhe për shkak të shiut që ra, sidomos gjatë vozitjes së parë. Megjithatë, unë e dhash maksimumin dhe ia dola të renditem i pari, për çka natyrisht që jam i kënaqur”, është shprehur Canolli.
Anëtari i PRT-së në vozitjen e parë pati kohë prej 4:27.704 minuta, por në të dytën ishte shumë më i shpejtë (4:01.467 minuta) dhe me meritë u rendit i pari në klasën e tij si dhe në plasmanin e përgjithshëm.
Edhe dy vendet tjera të podiumit ishin rezervuar për anëtarët e PRT-së. Pozita e dytë i takoi Valdet Kaçandollit, i cili me Suzuki pati kohë prej 8:32.332 minuta, ndërsa në pozitën e tretë u rendit Naim Dashaj me Subaru, me kohë 8:53.024 minuta.
Në përgjithësi gara ka pasur rrjedhë të mirë dhe pa incidente. E veçantë e garës ishte suksesi i dy garuesve të AK Gjilani, të cilët në debutimin e tyre dolën fitues në klasat përkatëse. Feriz Syla me Renault triumfoi në klasën e parë, ndërsa Behar Emrullahu me Seat ishte më i miri në klasën e dytë.
Karakteristikë tjetër ishte edhe rikthimi i Gazmend Gashit në shtigjet e garave, në të cilat ai mungoi për tre vjet e gjysmë. Gashi u paraqit me Opel Astra dhe u rendit në pozitën e parë të klasës së pestë (Grupi N), duke dëshmuar se nuk e ka harruar zanatin.
Edhe kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, është shprehur i kënaqur me garën e zhvilluar në Kullë. “Ajo që po bie në sy është rritja e numrit të pjesëmarrësve nga gara në garë. Kjo po ndodh pas pranimit të FASK-ut në FIA, prandaj edhe ne do të mundohemi të organizojmë gara sa më të mira e njëkohësisht më masive. Po ashtu çdo ditë e më tepër po shihet se populli ymë e do automobilizmin dhe për këtë arsye mendoj se ky sport meriton përkrahje më të madhe”, ka thënë Rexhepi.
Kampionati i Kosovës vazhdon në fundjavën e ardhshme, me garën e diciplinës rrethore, e cila do të zhvillohet në Prizren.

Rezultatet:
Klasa e parë
:
1.Feriz Syla (Renault – Gjilani) 10:11.098
2.Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +03.687
3.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +13.891

Klasa e dytë:
1.Behar Emrullahu (Seat – Gjilani) 10:04.149
2.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) +00.238
3.Reshat Shabani (Peugeot – Ferizaj) +03.560

Klasa e tretë:
1.Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) 8:32.332
2.Liridon Demaj (Suzuki - Prizreni D&G) +53.621
3.Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) +01:23.926

Klasa e katërt:
1.Premtor Taraku (Honda – Prishtina RT) 9:27.829
2.Ardit Berisha (Honda – Ferizaj) +17.685
3.Armend Selimaj (Yugo – Prishtina RT) +42.152

Klasa e pestë:
1.Gazmend Gashi (Opel Astra – Prishtina RT) 9:43.194
2.Rexhep Bytyqi (Peugeot – Ferizaj) +07.532
3.Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +19.578

Klasa e gjashtë:
1.Leonit Thaqi (Seat – HCR Gjakova) 9:27.418
2.Arbnor Musliu (Opel Astra – RC Prishtina) +08.391
3.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +13.982

Klasa e shtatë:
1.Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 8:53.024
2.Bashkim Memaj (Subaru - Prizreni D&G) +41.96
3.Shpëtim Jashari (Audi – Ferizaj) +01:15.666

Klasa e tetë:
1.Besfort Hana (Opel Astra – HCR Gjakova) 9:41.924
2.Visar Mullazenuni (Golf – Gjakova 137) +23.310

Klasa e nëntë:
1.Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 8:29.171
2.Qazim Isufi (Golf – Prishtina RT) +01:26.344
3.Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +02:16.123

Klasa e dhjetë:
1.Përparim Dushi (Formula 3 – Prishtina RT) 9:22.217

Plasmani i përgjithshëm:
1.Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 8:29.171
2. Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) 8:32.332
3. Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 8:53.024

Renditja ekipore:
1. Prishtina RT
2. Prizreni D&G
3. Ferizaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat