Në burgun e Idrizovës: Një konzervë për dy të burgosur

Kronikë e zezë

Në burgun e Idrizovës: Një konzervë për dy të burgosur

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 15:42
Burgu i Idrizoves

Prapa mureve të larta të burgut të Idrizovës qëndrojnë rreth 150 të burgosur. Disa flenë në tokë, disa qëndrojnë të habitur dhe me frikë, kështu i burgosuri 33 vjeçar i ikur nga burgu e nisi rrëfimin e tij për Idrizovën para kamerave të televizionit Telma.

Atje tashmë nuk mund të mbijetohet, porositi i burgosuri i cili po ankohet për higjienën, ushqimin dhe kushtet në qelitë e burgut.

Në burgun e Idrizovës sipas këtij të burgosuri një konzervë tuna i dedikohet dy të burgosurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat