Kulla e Eiffelit, Kuq e Zi për pak momente

Lajme

Kulla e Eiffelit, Kuq e Zi për pak momente

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 23:42
Kulla Eiffel kuq e zi

Kulla Eiffel në kryeqytetin francez, Paris, sonte ka marrë ngjyrën kuq e zi për disa momente, meqenëse Shqipëria ka zhvilluar ndeshjen e parë kundër Zvicrës në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit Euro2016.

Ishin gjashtë vende që pretendonin që nga mesnata e deri në mëngjes, ta mbulojnë Kullën e famshme me flamujt e tyre kombëtare.

Ishte Shqipëria, Rusia, Anglia, Zvicra, Uellsi dhe Sllovakia, shtete që sot kanë zhvilluar ndeshjet e para të Kampionatit Evropian.

Për shkak se tifozët e Uellsit kanë bërë hashtage më së shumti gjatë lojës, Kulla e Eiffelit sonte do të vishet me ngjyrat e flamurit uellsian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat