Presidenti i FC Kosova Zürich, Hyseni: Bëj tifo për Shqipërinë dhe Zvicrën

Zvicra

Presidenti i FC Kosova Zürich, Hyseni: Bëj tifo për Shqipërinë dhe Zvicrën

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 18:37
Arsim Hyseni

Arsim Hyseni është biznesmen i dëgjuar i qytetit të Cyrihyt, ku firmat e tij janë sponzorizuesit kryesor të klubit futbollistik FC Kosova në Zvicër. Suksesi i klubit mund të vërehet që brenda pak vitesh nga liga e tretë ishte ngjitur në ligën e parë dhe kjo falë përkushtimit të Hysenit që lëviz ndeshje më ndeshje për të zbuluar talentët shqiptarë por jo vetëm, shkruan limmattalerzeitung.ch. “Rreth 85% e lojtarëve janë shqiptarë dhe kjo vjen kryesisht se ne e kemi në gjak futbollin.”

Ai në zyrë mban tre flamurë: të Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë. “Unë jam zviceran, por me rrënjë shqiptare. Nesër është ditë speciale dhe do bëj tifo për të dyja kombëtaret,” tha Hyseni rreth ndeshjes së 11 qershorit kur do luajë Shqipëria me Zvicrën, përcjell botasot.info.

Në kohën kur nuk kishte akoma ambasadë të Kosovës, ne si klub duke ia vendosur emrin e Kosovës u bëjmë ambasadorët më të mirë të shqiptarëve, duke ndihmuar edhe në integrimin dhe ngritjen e imazhit tonë. Me sport mund të arrihet më shumë sesa me politikë, përfundoi Hyseni./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat