”Independent”: Euroskeptikët në avantazh me 10 pikë përqindje

Evropë

”Independent”: Euroskeptikët në avantazh me 10 pikë përqindje

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 10:11
Ilustrim

Në një sondazh të organizuar nga instituti ”Orb” për llogari të gazetës londineze ”Independent” vihet re një rritje e ndjeshme e euroskeptikëve ndaj përkrahësve të qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Sipas këtij sondazhi, euroskeptikët janë në nivelin 55 për qind, krahasuar me pjesën tjetër që qëndron në nivelin 45 për qind.

”Bëhet fjalë për një prej avantazheve më të mëdha që fushata ‘Leave’ (‘Largohu’ – shën. i përkth.) ka regjistruar deri tani”, thotë ”Independent”.

Megjithatë, sipas ”Financial Times”, në përgjithësi përkrahësit e qëndrimit në BE janë ende në përparësi me 45 për qind, ndaj 43 për qind të euroskeptikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat