Veseli takon presidentin bullgar Plevneliev (Foto)

Lajme

Veseli takon presidentin bullgar Plevneliev (Foto)

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 13:16
Pamje nga takimi

Në mëngjesin e sotëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar Presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev gjatë vizitës zyrtare në këtë shtet.

Veseli ka thënë se marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera dhe ne jemi të gatshëm t’i thellojmë ato.

“Gjatë paraditës së sotme, kisha kënaqësinë të takoj mikun tim, Presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev. E falënderova për qasjen shumë pozitive dhe përkrahjen e vazhdueshme që kemi nga shteti bullgar. Marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera dhe ne jemi të gatshëm t’i thellojmë ato, sidomos në fushën ekonomike. Vendi ynë duhet të shihet si destinacion investimi, sepse, ka burime natyrore të mjaftueshme, ka një ambient të favorshëm për investime si dhe kemi popullsinë më të re në rajon”, ka shkruar Veseli në Facebook./A.M.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat