Komuna e Prishtinës ndan 79 mirënjohje për nxënësit që ngadhënjyen në gara diturie

Prishtina

Komuna e Prishtinës ndan 79 mirënjohje për nxënësit që ngadhënjyen në gara diturie

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 12:12
Pamje nga aktiviteti

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka ndarë 79 mirënjohje për nxënësit e shkollimit parauniversitar në kryeqytet të cilët kanë fituar në garat e organizuara nga në fusha të ndryshme.

Nxënësit që janë shpërblyer me mirënjohje kanë marrë pjesë në gara si Olimipiada e Matematikës, Shkencëtari i Ri, Olimpiada e Kimisë, Garat e Diturisë, Poezia më e Mirë, Piktura më e Mirë si dhe Eseu më i Mirë.

Këto gara diturie janë realizuar gjatë vitit shkollor 2015-2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat