Dieta për bark të sheshtë në 4 javë

Dieta

Dieta për bark të sheshtë në 4 javë

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 11:01
Ilustrim

Barku i sheshtë është synim i çdo femre që donë të duket bukur. Por, për të pasur rezultat, duhet të keni kujdes me ushqimin që konsumoni dhe kohën kur e konsumoni atë.

Më poshtë po ju sjellin disa hapa që mund t’i ndërmerrni për të pasur bark të sheshtë.

Kujdes me sheqerin – Në një studim të publikuar thuhet se ata që marrin më shumë se 21 për qind kalori në ditë nga sheqeri, rrezikohen nga kardiopatia (sëmundje e muskujve të zemrës), në krahasim me ata që ruanin një nivel nën 10 për qind të sheqerit.

Zgjidhni yndyrat – Sot janë gjithnjë e më të këshillueshme vajrat e prodhuara industrialisht, të tilla si vaji i misrit apo kanole (canole oil). Bëni kujdes me yndyrat me origjinë shtazore, pasi ushqejnë baktere të rrezikshme që gjenden në zorrën e vogël.

Jo më shumë se një filxhan kafe në ditë – Kafeja dhe çaji i zi me kafeinë duhen konsumuar në mënyrë të kontrolluar. Kafeina e tepërt mund të rrisë nivelin e hormoneve të stresit dhe të ngacmojë zorrët.

Për ëmbëlsirë përdorni çokollatë dhe mjaltë – Konsumimi i çokollatës së zezë ul rrezikun e sëmundjeve kardiake, ul presionin e gjakut dhe përmirëson ndjeshmërinë e insulinës. Ndaj konsumi i çokollatës së zezë është i këshillueshëm.

Ushqimet e fermentuara – Procesi i fermentimit rrit vlerat ushqyese të ushqimeve. Produktet e fermentuara janë aleatë kundër shqetësimeve të zorrëve dhe në të njëjtën kohë favorizojnë edhe rënien në peshë.

Mos flini shumë në fundjavë – Gjumi i parehatshëm ndikon në shtimin në peshë dhe problemet me tretjen. Këshillohet që të ruani një orar të caktuar të vajtjes në shtrat dhe zgjimit në mengjes dhe të bëni 7 orë gjumë. Mos e teproni në fundjavë. Përpiquni të flini jo më shumë se një orë nga zakonisht.

Bëni Joga – Joga rikthen energjinë dhe ndihmon në largimin e simptomave si, fryrje dhe gazrat, forc on muskujt e barkut dhe ndihmon në mirëfunksionimin e zorrëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat