Edhe këtë vit rritet pasuria e ish Presidentes Jahjaga

Lajme

Edhe këtë vit rritet pasuria e ish Presidentes Jahjaga

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 09:52
Atifete Jahjaga

Edhe ish Presidentja Atifete Jahjaga ka qenë e detyruar të deklaroj pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ajo sërish nuk ka deklaruar pasuri të patundshme, ndërsa përsëri e ka paraqitur veturën Shkoda në pronësi të bashkëshortit. 

Por paratë e mbajtura në bankë, janë shtuar për një mijë euro, nga 86 mijë sa kishte vitin e kaluar, tani posedon 87 mijë euro të kursyera. Ish presidentja Jahjaga me bashkëshortin e saj kanë edhe të hyra vjetora të majme, mbi 21 mijë euro./BS

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat