Shpërndante drogë në konviktet e studentëve, arrestohet 25-vjeçari

Kronikë e zezë

Shpërndante drogë në konviktet e studentëve, arrestohet 25-vjeçari

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 09:22
Prangat

Në kuadër të operacionit “Konvikti 2” Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shpërndarës lëndësh narkotike. I arrestuari është shtetasi Ardian Velaj, 25 vjeç banues në Vlorë.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se shtetasi i mësipërm shpërndante lëndë narkotike pranë ambienteve të qytezës “Studenti” Vlorë, menjëherë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë në lagjen “Isa Boletini” brenda ambienteve të qytetës ‘Studenti’”, sqaron policia lokale.

Policia gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi i ka gjetur të fshehur në trup rresh 14 gram lëndë narkotike të llojit “kanabis”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia thekson se Velaj ka pasur edhe precedentë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat