Ata që janë të dashuruar nuk kanë sy për të tjerët

Life style

Ata që janë të dashuruar nuk kanë sy për të tjerët

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 07:21
Ilustrim

Një marrëdhënie nuk është gjithmonë e lehtë, por nëse ju jeni me të vertetë të dashuruar mund të qëndroni besnik shumë më lehtë.

Një studim i ri nga hulumtuesit në Universitetin e New York-ut dhe Universitetit Rutgers zbuloi se kur njerëzit janë të dashuruar mbrojnë shenjtërinë e lidhjes së tyre.

Me fjalë të tjera, dikush që mund të konsiderohej tërheqëse kur ishin beqarë papritmas bëhet më pak tërheqëse tani që ju jeni në një marrëdhënie të mirë.

Sipas studiuesve kjo është një mënyrë psikologjike për të mbrojtur marrëdhëniet e tyre. Kjo roje psikologjike ju ndihmon të mos e humbni dashurinë.

Për fat të keq, efekti është i kundërt, nëse ju jeni të pakënaqur me marrëdhënien tuaj dhe do të jeni gjithmonë në kërkim.

Megjithatë, shkenca nuk mund të shpjegojë gjithçka!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat