AAK: Ndërtimi i 300 shtëpive në Zveçan, rikthim klasik i Serbisë në Kosovë

Politika

AAK: Ndërtimi i 300 shtëpive në Zveçan, rikthim klasik i Serbisë në Kosovë

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 12:28
Logo e AAK

Projekti më i madh i Serbisë në Kosovë që nga viti 1990, përkatësisht Lagjja e quajtur ‘Lugina e Diellit’ që do të mundësojë kthimin e serbëve në veri të Kosovës, do të fillojë së ndërtuari sot rreth orës 14:30.

Lidhur me këtë ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka thënë se Serbia nuk mund të realizojë asnjë projekt madhor e as të vogël në territorin e Kosovës.

Lexoni reagimin e plotë të AAK-së:

Paralajmërimi se sot do të nis ndërtimi i 300 shtëpive për serbët në Zveçan, projekt ky i financuar nga Qeveria e Serbisë, është përpjekje për kolonizimin e tretë të Kosovës. Serbia nuk mund të realizojë asnjë projekt as modhor as të vogël në territorin e Kosovës!

Qeveria e Kosovës e ka për obligim kushtetues ta mbrojë vendin nga ndërhyrjet e jashtme, siç është edhe ky i sotmi, ose nëse nuk ka fuqi ta bëjë një gjë të tillë, ajo duhet që urgjentisht të tërhiqet nga deyra, të cilën s’po mund ta realizojë.

Asnjë qeveri nuk mund ta shndërrojë Serbinë në hisedar të Kosovës, dhe mosreagimi i qeverisë dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës, është i barabart me tradhëti kombëtare. Aq më tepër vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, në një situatë të tillë, kur Serbia nuk e përfill as shtetin as Qeverinë e Prishtinës, s’ka më asnjë kuptim.

Ndërtimi i 300 shtëpive për serbët nga Qeveria e Sërbisë dhe në territorin e Kosovës, nuk mund të konsiderohet ndryshe përpos si shkelje e sovraniteit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Edhe deputëtët e Kuvendit të Kosovës, është mirë ta rikthejnë edhe një herë betimin e dhënë dhe të mos mblidhen në seanca ku diskutohen çështje krejt ordinere, sikur Kosova është në normalitet.

Kjo që po ndodh sot në Zveçan, është rikthim klasik i Serbisë në Kosovë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat