Stërvitja e NATO-s që ia fut frikën Rusisë (Video)

Aktuale

Stërvitja e NATO-s që ia fut frikën Rusisë (Video)

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 15:45
Stërvitja e NATO-s

Vetëm një ditë më parë u mësua se Rusia po dërgonte trupa me synimin për të ngritur një tjetër bazë ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, sigurisht në kundërpërgjigje të asaj që konsiderohet si stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s në Poloni, që prej fundit të komunizmit në vitin 1989.

Megjithatë, pamjet e para të forcave të aleancës atlantiko-veriore duken vërtet të frikshme, teksa dhjetëra trupa amerikanë, britanikë dhe të vendeve të tjera anëtare, të shoqëruar edhe mjete të rënda ushtarake simulojnë hedhjet me parashuta apo edhe stërvitje të llojeve të tjera në periferi të qytetit të Torunit.

Misioni i këtyre forcave ishte sigurimi i një ure lidhëse në lumin Vistula, përcjell TCH, si pjesë e stërvitjes “Anakonda 16” e udhëhequr prej polakëve, ku përfshihen rreth 31 mijë trupa, e që do të zgjasë deri nga mesi i qershorit.

Plot 19 vende anëtare të NATO-s dhe 5 kombe partnere janë duke kontribuuar me trupa ushtarakë në këtë stërvitje, që do të testojë reagimin e përbashkët dhe të shpejtë në rast të hasjes së kërcënimeve nga toka, deti apo edhe ajri.

Megjithatë, vetëm 1200 kilometra më në lindje, në qytetin rus Klintzy shumë pranë kufirit me Ukrainën, Presidenti Putin po ngre bazën e tij më të re, e fundit në atë që konsiderohet prej Kremlinit si fronti i luftës përballë NATO-s.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat