Rama akuzon rëndë, quan killer gjyqtarin që pezulloi Çakon, KLD e cilëson Këshilli i Kënetës

Shqipëria

Rama akuzon rëndë, quan killer gjyqtarin që pezulloi Çakon, KLD e cilëson Këshilli i Kënetës

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 15:02
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar ashpër gjyqtarin që pezulloi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, duke e cilësuar gjyqtar i zhytur në kënetën e sistemit të Drejtësisë, madje edhe killer me pagesë.
Ndërsa Këshillin e Lartë të Drejtësisë Rama e quan Këshilli i Lartë i Kënetës.

Reagimi i Ramës

Kush është gjykatësi që vendosi pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë? Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë sa vetë Këshilli i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës!

Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë... Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të verë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t'i shtypur kokën drejtësisë?

Thjeshtësisht e hidhur është përgjigja: Ky derdimen pa din e as iman e rimori çekiçin në dorë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat