Ja sallata me tranguj që iu heq shtatë kilogramë brenda 14 ditëve

Ushqime

Ja sallata me tranguj që iu heq shtatë kilogramë brenda 14 ditëve

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 14:14
Ilustrim

Nuk ka ndonjë dyshim që ndër mënyrat më të mira për të humbur peshë është dieta me kastravecë. Kastravecët janë të pasur me ujë dhe fibra, që do të thotë se ju bëjnë të ndjeheni të ngopur për disa orë.

Në fakt, tranguj janë në listën e top pesë perimeve më të mira për djegien e dhjamit.

Dieta e mëposhtme me tranguj do t’ju ndihmoj t’i hiqni rreth shtatë kilogramë për vetëm dy javë. Kjo dietë është e mirë për djegien e dhjamit të tepërt, si dhe njëkohësisht e furnizon trupin me të gjitha vlerat e nevojshme ushqyese për funksionim të duhur të tij.

Dieta me kastravecë:

Për mëngjes: Sallatë me tranguj dhe dy vezë të ziera

Mes shujtave: Një mollë të madhe dhe një pjeshkë (më të vogël se 200 gramë)

Drekë: Bukë gruri dhe sallatë me tranguj

Mes shujtave: Pije e përzier me mollë, spinaq, tranguj, xhenxhefil, bajame dhe arra.

Darkë: Sallatë me fruta (300 gramë)

Mënyra e përgatitjes së sallatës:

– 400 gramë tranguj

– 200 ml qumësht të thartë apo jogurt

– Kripë

– Qepë të freskët

Trangujt, pasi t’i pastroni i preni në copa të vogla, pastaj i shtoni kripën dhe gjatë përzierjes e shtoni jogurtin apo qumështin, transmeton telegrafi. I përzieni mirë, dhe në fund e shtoni qepën. Sallata me tranguj është e gatshme për t’u ngrënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat