Prishtina ime, aktivitet i parë i paralajmëruar për ditën e kryeqytetit (Foto)

Prishtina

Prishtina ime, aktivitet i parë i paralajmëruar për ditën e kryeqytetit (Foto)

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 14:10
Ilustrim

Në shënim të 11 qershorit – Ditës së Prishtinës, Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës dhe Qendra Kulturore Turke, “Yunus Emre Enstitüsü” në Prishtinë, kanë hapur konkursin e pikturës dhe fotografisë me temën “ Prishtina ime”, ku me anë të këtyre dy fushave të artit konkurrentët kanë mundësi të paraqesin krijimtaritë e tyre në lidhje me kryeqytetin e Kosovës.

Konkursi është i hapur për gjithsecilin që i plotëson kushtet e parapara nga organizatorët. Ndërkohë që tema që duhet trajtuar ka titullin “Prishtina Ime”. Çfarë kuptimi ka Prishtina për ju? Pse e doni Prishtinën? Çfarë është gjëja që e doni më së shumti në Prishtinë? Të gjithë këtyre pyetjeve, aplikuesit mund t’i përgjigjen përmes fotografisë ose pikturës, që bart edhe mesazhin për temën e kryeqytetit. Në konkurs mund të marrin pjesë me një pikturë ose fotografi nxënësit e klasave të 5?të, 6? të, 7?të, 8?të dhe 9?të. Çdo nxënës mund të merr pjesë në konkurs me vetëm një pikturë/fotografi Pikturat/fotografitë duhet të dorëzohen mes datave 31.05.2016 – 09.06.2016 duke filluar nga ora 9.00 – 16.00.

Të gjithë të interesuarit për këtë konkurs punimet e tyre mund t’i dërgojnë në Qendrën Kulturore Turke në Prishtinë “Yunus Emre Enstitüsü”, në Lagje Pejton.

Shpërblimet e konkurruesve që do të fitojnë vendet e para, do tu ndahen me datën 11 Qershor 2016 në Yunus Emre Enstitüsü. Në të njëjtën ditë do të ekspozohen edhe 15 fotografitë dhe pikturat tjera.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat