Enver Hasani kërkon fillim të procedurave disiplinore ndaj gjyqtarit Hamdi Ibrahimi

Lajme

Enver Hasani kërkon fillim të procedurave disiplinore ndaj gjyqtarit Hamdi Ibrahimi

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 13:36
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani përmes një shkrese drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka kërkuar nisjen e procedurave disiplinore kundër kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi.

Hasani ka thënë se ka kërkuar përmes avokatit të tij Bajram Tmava për të nisur procedurat gjyqësore ndaj tij, sipas aktakuzës për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të nënshkrimit të njërit nga gjyqtarëve ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Hasani ka thënë se Ibrahimi në rastin e tij ka bërë sjellje prej një rrugaçi ordiner, jo etike dhe të papranueshme në aspektin joprofesional.

Hasani pohon se Hamdi Ibrahimi ka dërguar lëndën kundër tij dhe gjyqtares Arta Rama-Hajrizi në kuvend për të marrë sqarim nëse këta kishin imunitet funksional ose jo.

Më tej Hasani ka thënë se Hamdi Ibrahimi i ka shërbyer regjimit të Sllobodan Millosheviqit deri në kohën e intervenimit të NATO-s.

“Më lejoni të iu them se nuk ka qenë problem imuniteti im funksional por imuniteti diplomatik i gjyqtarit ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese, z. Robert Carolan.”

“Me shtatë qershor u njoftova se ku person këto ditë do të më dërgojë ftesë për të dalë para “Gjyqit të tij”  mbasi nuk paskam imunitet, sepse në rastin tim fjala qenka për një rast normal penal.”

“Hamdi Ibrahimi me këtë sjellje e paragjykon çështjen kundër meje, ku më ka shkaktuar dëm të pariparueshëm”, ka thënë Hasani.

Hasani ka thënë se kërkesa e tij drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duhet t’i drejtohet edhe Zyrës së Prokurorit Disiplinor, kundër Hamdi Ibrahimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat