Që katër muaj në vdekje klinike lindë fëmijën e shëndoshë

Ndryshe

Që katër muaj në vdekje klinike lindë fëmijën e shëndoshë

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 12:25
Gruaja shtatzene

Një rast i pazakontë lindje ka ndodhur në Portugali. Në një spital të Lisbonës këtë të martë ka ardhur në jetë një vogëlush me peshë 2 kg e 350 gramë.

Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, nëse nëna e tij nuk do kishte katër muaj e vdekur klinikisht.

Gruaja u deklarua e vdekur më 20 shkurt, pasi pësoi një hemorragji cerebrale, prej së cilës kaloi në vdekje klinike dhe shanset për ta shpëtuar ishin zero. Por nga analizat e kryera dhe me këmbënguljen e babait të të voglit, u vendos që shtatzënia të vijojë, duke bërë që fëmija të lindë me shëndet të plotë në sajë të ndërhyrjes cezariane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat