Hapet Forumi Ekonomik Kosovë-Slloveni (Foto)

Ekonomi

Hapet Forumi Ekonomik Kosovë-Slloveni (Foto)

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 15:14
Pamje nga aktiviteti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Slloveni, ka marrë pjesë sot edhe në hapjen e Forumit Ekonomik Kosovë-Slloveni, të organizuar nga dhomat ekonomike të Sllovenisë dhe të Kosovës.

Forumi është hapur nga presidenti Thaçi dhe homologu i tij slloven, Borut Pahor.

Thaçi u shpreh se Sllovenia, si investitorja e dytë më e madhe në Kosovë, është partnere e rëndësishme ekonomike e Kosovës.

“Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe inkuadrimi në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) përbëjnë një konfirmimin të radhës të përkushtimit të Kosovës në jetësimin e reformave të thella në ekonomi, politikë dhe sundim të ligjit”, ka thënë presidenti Thaçi para të pranishmëve.

I pari i vendit theksoi se këto të arritura të Kosovës reflektojnë një besim më të madh të bizneseve për të investuar në Kosovë dhe për potencialet e Kosovës për zhvillim ekonomik.

Nga ana tjetër, homologu i presidentit Thaçi, Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, tha Sllovenia ka përvojë të çmueshme në zhvillimin ekonomik të vendit dhe se shtetet e tjera duhet të marrin shembull nga shteti slloven.

Zëvendëspresidenti i Odës së Ekonomisë dhe Industrisë së Sllovenisë, Martin Novshak, tha se ky forum është rast i mirë për të kërkuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat