Nëse nuk fle dot sepse je i stresuar, fajin e ka evolucioni

Shëndetësia

Nëse nuk fle dot sepse je i stresuar, fajin e ka evolucioni

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 16:54
Ilustrim

Të qëndruarit pa pushuar, realisht është një mbetje evolucionare nga mënyra se si truri i njeriut mund të ketë reaguar shumë, shumë vite më parë. Më poshtë janë disa këshilla sesi ju të shmangi një natë pagjumësie dhe të qetësoheni përpara një ngjarjeje të rëndësishme

Stresi është një problem i madh dhe një nga shkaktarët kryesorë që e ndalon njeriun të flejë gjumë. Të gjithë kemi vuajtur një natë të gjatë pagjumësie, ndërsa përpara kemi pasur një provim të rëndësishëm apo një prezantim të punës sonë, nga ku do të varej e ardhmja.

Ekspertja e gjumit dhe këshilluesja Els Van Der Helm, shpjegon se të qëndruarit pa pushuar, realisht është një mbetje evolucionare nga mënyra se si turi i njeriut mund të ketë reaguar shumë, shumë vite më parë.

“Kur truri yt është i stresuar, ai mendon se ti je në rrezik të madh për jetën”, tha Van Der Helm për “Huffington post”. “Ai mund të mendojë që mund të jetë një luan i fshehur pas qoshes”. E kjo është arsyeja se përse gjumi kthehet në diçka dytësore në listën e prioriteteve. “Truri yt thjesht kërkon që të mbijetojë”, shtoi ajo.

Reagimi i mbijetesës së trurit e mban turpin tënd në një gjendje dremitjeje ose plotësisht vigjilente, si një mënyrë për të mbrojtur veten e vet. Edhe pse në realitet, ti e di se prezantimi apo provimi që do të bësh së afërmi nuk do të hidhet në krevatin ku po qëndron dhe do të të hajë ty në orën 3 të mëngjesit.

Trupi reagon në të tillë mënyrë në natën e parë që ti fle, edhe në një vend që ti nuk ke fjetur kurrë më parë, shton ekspertja e gjumit.

Studimet e fundit kanë treguar se një pjesë e trurit tënd realisht qëndron e zgjuar si një mekanizëm ruajtës për të të mbrojtur ty nga kërcënime potenciale.

Këshilla për një natë të qetë gjumi

Pavarësisht mijëra viteve evolucioni që janë armiku i trurit tënd të stresuar, ndërsa përpiqesh që të mbyllësh sytë e të flesh pak gjumë që të ripërtërish forcat, ti mund t’i tregosh trurit që të bëjë të kundërtën.

Van Der Helm thotë se marifeti për të fjetur gjumë kur je i/e stresuar është që të qetësohesh, që ta bësh trurin të ndihet i sigurt sërish.

Më poshtë janë disa këshilla se si mund të gjendet qetësia dhe të marrësh një sy gjumë, pavarësisht se pas pak orësh të pret një detyrë a provë e vështirë.

Merr pak erë livandoje

Praktiko jogën, relaksimin progresiv apo meditimin

Shkruaj në një letër çdo mendim negativ dhe pastaj flaki ato tutje. Kjo do t’ju ndihmojë që të pastroni mendjen
Merrni disa herë frymë thellë që të aktivizoni sistemin e ndjeshmërisë të qetësimit natyral të trupit.

Merr në konsideratë mundësinë për të takuar një specialist të gjumit, që mund të të rekomandojë një sjelljeje konjitive ose teknika të tjera për t’u marrë me pagjumësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat