Nëna inatoset kur gjen ‘drogë’ në dhomën e vajzës, por shpejt e kupton të vërtetën qesharake (Foto)

Ndryshe

Nëna inatoset kur gjen ‘drogë’ në dhomën e vajzës, por shpejt e kupton të vërtetën qesharake (Foto)

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 15:30
Nëna e Ashley Carol

Ashley Carol shkroi nga shkolla mesazhe me nënën e saj, që fillimisht u bënë serioze por që në fund rezultuan qesharake.

Ashley, kërkoi nga nëna e saj të shkojë në dhomën e saj dhe t’i marrë llogaritësin dhe ta vë në kuti postare sepse i duhej.

Me të hapur dollapin e vajzës, nëna gjeti diçka që e shokoi atë, por shpejtë e kuptoi edhe të vërtetën.

Në vend të llogaritësit, nëna i dërgoi vajzës foton me ‘drogë’ apo ndryshe pilula me ngjyra, dhe i kërkon të vijë menjëherë në shtëpi e inatosur dhe e zemëruar.

Megjithatë, vajza duke qeshur i kërkon nënës të shkojë dhe t’i fus ato në ujë. Kur vë ato në ujë, pilulat rriten dhe bëhen dinozaurë.

Zemërimi i nënës kthehet në humor kur kupton të vërtetën, me ç’rast edhe i shkruan: “Sidoqoftë, mos eja në shtëpi, nuk e di pse i ke blerë këto? Kam menduar se je 16 vjeçare jo 7”.

Image
Image
Image
Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat