Hazard i shuan ëndrrën PSG-së dhe Real Madridit

Sporti

Hazard i shuan ëndrrën PSG-së dhe Real Madridit

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 18:41
Eden Hazard

Eden Hazard e ka konfirmuar se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, i ka dhënë një super lajm tifozëve të Chelseat.

Mesfushori 25-vjeçar, i cili vazhdimisht është kërkuar nga PSG, Real Madrid dhe Barcelona, ka konfirmuar se do të vazhdojë qëndrimin e tij në Stamford Bridge.

Kapiteni i kombëtares belge, tha se është i etur të luajë nën drejtimin e trajnerit të ri, Antonio Conte.

“PSG nuk është pjesë e planeve të mia”, tha Hazard.

“Kam një kontratë deri në vitin 2020 dhe ndihem mirë këtu”, përfundoi Hazard.

Hazard këtë vit nuk kaloi një sezon të mirë me blutë, mirëpo ka premtuar se do t’i kthehet formës së tij më të mirë në edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat