Mustafa: Nuk mund ta them datën kur do ta vizitojë veriun e Mitrovicës

Lajme

Mustafa: Nuk mund ta them datën kur do ta vizitojë veriun e Mitrovicës

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 12:06
Mustafa viziton Bifurkacionin e lumit Nerodime

(E plotesuar) Ndërkohë që drejtuesit e shtetit të Kosovës thonë se qytetarët e vendit janë shumë afër ditës kur do të mund të lëvizin lirshëm, pa viza, në vendet e Bashkimit Europian, kryeministri Isa Mustafa nuk mund të thotë datën se kur një lëvizje e lirë do të mund të bëjë edhe në pjesën veriore të vendit. Por siç tha ai, është vazhdimisht në bisedime me kryetarët e komunave veriore, dhe se shumë shpejt do të ketë vizita në atë pjesë.

Shefi i ekzekutivit, në përgjigjën dhënë KosovaPress-it, tha se do të merret vesh me kryetarët e komunave në veri të vendit dhe shumë shpejtë do t’i vizitojë ato komuna, dhe projektet në të cilat Qeveria e Kosovës po investon atje.

Mustafa: Nuk mund ta them datën kur të vizitoj veriun

“Unë mund të them se datën nuk mund ta them, por shpejtë do të ndodhë vizita në veri dhe Leposaviq, dhe në këto tre komunat e veriut të vendit. Unë jam në kontakte, së paku javore me kryetarët e komunave atje, është një përparësi e cila mendoj se duhet të vlerësohet, se ata po i respektojnë të gjitha rregullat që i ka vënë edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria, Ministria e Financave, sa i përket buxhetit, dhe sa i përket rregullave të tjera. Do të merremi vesh me ta, do të vizitojmë ato komuna, do të vizitojmë edhe projekte t në të cilat ne po investojmë tani atje”, tha ai.

Mustafa tha se ka shumë projekte në të cilat po investohet, përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta të ministrive përkatëse dhe komunave në veri të vendit. Projekte këto që financohen nga fondi për zhvillim, fond ky i veçante, i destinuar për veriun e vendit.

Kryeministri Mustafa u përgjigj edhe për vijëzimin e pikës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, ku tha se një çështje e tillë nuk e rrezikon liberalizimin e vizave për kosovarët.

Sipas tij, ka ende kohë për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Mustafa: Demarkacioni rrezikon liberalizimin e vizave

“Mendoj se nuk po rrezikohet me këtë, është çështje e kryesisë së Kuvendit, kryesia do të vendosë në kohën që ata e vlerësojnë se duhet të vendosin lidhur me futjen në rend dite të marrëveshjes për demarkacionin e kufi rit me Malin e Zi. Por kohë ka, ne jemi të interesuar që sa më shpejtë ta bëjmë këtë, ta kryejmë, mirëpo, është agjenda e Kuvendit për të cilën më mënyrë më meritore flet kryesia e Kuvendit, dhe unë besoj se asgjë nuk po shtyhet, por do të bëhet në kohën e duhur”, tha ai.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka emëruar Hajredin Kuçin, zëvendëskryeministër dhe Enver Hoxhajn për ministër të Punëve të Jashtme. Derisa, javë më parë është folur se Partia Demokratike e Kosovës i ka propozuar Qeverisë edhe Gani Kocin për ministër të Drejtësisë. Çështje kjo e konfirmuar për KosovaPress edhe nga vet Gani Koci.

Numri një i Qeverisë tha se javën e kaluar kanë emëruar ata emra të cilët i kanë marrë si propozime nga partneri i koalicionit, derisa propozime tjera, tha se nuk ka pasur.

Mustafa: Kemi emëruar për ministra ata emra që na janë propozuar nga partneri i koalicionit

“Ne kemi emëruar ministrat të cilët i kemi marrë si propozime nga partneri jonë më mi madh i koalicionit. Nuk kemi pas propozime tjera, andaj të gjitha tjerat mendoj se janë jo korrekte, edhe ndaj personave për të cilat ju referohet, sepse ne kemi pasur këto dy propozime, ashtu kemi vendosë, nëse më vonë do të kemi propozime tjera, prap me partnerin e koalicionit do të merremi vesh të bëjmë ndryshime”, tha ai.

Kryeministri tha se janë marrë vesh që të punojnë në rikonstruimin e Qeverisë, në mënyrë që të shohin se a është i nevojshëm ndonjë ndryshim, që Qeveria të jetë më efikase.

Mustafa: Do të analizojmë performancën e secilit ministër

“Do të shohim brenda një muaji, dy muaj, do t’i analizojmë edhe performancën e çdo ministri e ministrie, dhe mbi bazën e performancës do të veprojmë, jo vetëm mbi bazën e asaj se duhet dikë ta heqim ose ta vejmë sepse ajo nuk ofron mundësi që ne të përmirësohemi. Nëse ne kemi garancione se me ndryshime mund të përmirësohemi edhe më tutje qeverisjen, atëherë jeni të sigurt që do ta bëjmë”, tha ai.

Këto përgjigje, Mustafa ua dha gazetarëve pasi vizitoi Bifurkacionin e Lumit Nerodime në Ferizaj.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se nuk e di datën se kur do t’i vizitojë komunat në veri të vendit, por premtoi se një vizitë e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

“Datën nuk mund ta them por shpejt do të ndodhë vizita në tri komunat e veriut. Unë jam në kontakte me kryetarët, është shumë përparësi që duhet të vlerësohet sepse ata po i respektojnë të gjitha rregullat që i vën Kuvendi, Qeveria dhe Ministria e Financave, sa i përket buxhetit dhe rregullat e tjera. Do të merremi vesh me ata dhe do të vizitojmë edhe ato komuna, do të vizitojmë edhe projektet që po investojmë tani atje, sepse kemi shumë projekte që investohen në marrëveshje të drejtpërdrejt ndërmjet ministrive përkatëse dhe komunave në veri të vendit dhe ato që financohen nga Fondi për Zhvillim që është fond i vecantë për investime atje”, ka thënë ai.

Sa i përket mos ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, e cila lidhet drejtpërdrejt me liberalizimin e vizave, Mustafa tha se nuk rrezikon procesin e liberalizimit të vizave, pasi ka kohë.

***

LIVE: Në Ferizaj përurohet rruga Dardani – Zllatar

Në komunën e Ferizajit është bërë përurimi i rrugës që e cila lidh fshatrat Dardani dhe Zllatar, të kësaj komune në fjalë.

Gjatë përurimit të kësaj rruge ishte prezent Kryeministri Isa Mustafa, Kryetari i Ferizajit Muharrem Sfarqa, Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku si dhe shumë banorë të këtyre fshatrav.

Ndërkaq duke iu referuar pozitivitetit që sjell kjo rrugë që lidh këto dy fshatra, Kryeministri Mustafa tha se gjithçka është meritë e vet banorëve të cilët jetojnë këtu.

Mustafa gjithashtu u tha të pranishmëve që në këto anë shumë shpejt do të hapen edhe disa biznese të vogla në të cilat do të punësohen banorët e këtyre vendeve.

E Kryetari i Komunës së Ferizajit, Muharrem Sfarqa dha më shumë detaje rreth kësaj rruge të përururar e që tha se ishte projekt i Komunës nën mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Mustafa viziton Bifurkacionin e lumit Nerodime

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Ditën Botërore të Mjedisit, po viziton Bifurkacionin e lumit Nerodime në Ferizaj.

Ai ka marrë pjesë në përurimin e rrugës që fillon në fshatin Dardani që zgjat deri në fshatin Zllatar, komuna e Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat