Uashingtoni paralajmëron për sulme të ISIS-it në Afrikën e Jugut

Bota

Uashingtoni paralajmëron për sulme të ISIS-it në Afrikën e Jugut

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 22:01
Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi sot se xhihadistët e grupit Shteti Islamik (ISIS) mund të jenë duke planifikuar një sulm terrorist kundër qendrave tregtare të populluara në Afrikën e Jugut.

“Qeveria amerikane ka marrë informacione se grupet terroriste po planifikojnë të zhvillojnë sulme kundër zonave që mblidhen qytetarë amerikanë në Afrikën e Jugut, si për shembull qendrat tregtare dhe shëtitoret në Johannesburg dhe Cape Town”, thuhet në këtë deklaratë.

Madje thuhet gjithashtu, se planet për këto sulme përkojnë me thirrjet publike të Shtetit Islamik për sulme terroriste gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, që fillon të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat