Haliti: Evropianët po frikësohen se pas liberalizimit mund të zbrazet Kosova

Lajme

Haliti: Evropianët po frikësohen se pas liberalizimit mund të zbrazet Kosova

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 20:42
Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha se BE-ja nuk e ka kushtëzuar asnjë shtet për të marrë liberalizimin e vizave sikurse po bën me marrëveshjen e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, derisa, në anën tjetër, tha se evropianët po frikësohen nga ndonjë zbrazje e paplanifikuar e Kosovës.

Haliti tha se një gjë e tillë nuk është bërë as ndaj Malit të Zi, e as ndaj Sllovenisë dhe Kroacisë.

“Për demarkacionin nuk është kushtëzuar as Mali i Zi, as Sllovenia dhe Kroacia të cilat kanë probleme me përcaktimin e kufijve”, tha Haliti.

Ai në një intervistë për televizionin publik tha se BE-ja po ashtu po heziton edhe me liberalizimin e vizave për shkak se druhet se të ndodh ndonjë zbrazje e paplanifikuar e Kosovës.

Sipas Halitit, po u shty edhe kësaj radhe liberalizimi i vizave, mund të ketë prolongim të një situate të përshtatshme politike në rajon.

“Për mua liberalizimi i vizave nuk është ideja që të udhëtojmë vetëm pa viza. Liberalizimi duhet të ndodh pa tjetër dhe duhet të ndodh shumë shpejt. L V dhe MSA kanë të bëjnë edhe me zhvillimin ekonomik. Edhe evropianët po iu frikohen ndonjë zbrazje të Kosovës në mënyrë të paplanifikuar. Për kë të edeh ata po hezitojnë”, tha ai.

Por sipas Halitit, kalimi i shpejt në Kuvend i marrëveshjes së demarkacionit do të përshpejtonte edhe procesin e liberalizimit të vizave. Por, ai ka shprehur brengën se marrëveshja mund të mos kalohet pasi koalicioni PDK-LDK nuk i ka votat e mjaftueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat