Tentojnë të rrahin policët, arrestohen dy persona në Dragash

Tentojnë të rrahin policët, arrestohen dy persona në Dragash

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 18:30
ilustrim

Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj në fshatin Gllobiqicë të Dragashit pasi të njëjtit kanë tentuar t’i sulmojnë zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit kanë kanosur, si dhe kanë tentuar ti sulmojnë fizikisht zyrtarët policor në kryerje të detyrës”, thuhet në raport.

Policia thotë se tek njëri i dyshuar gjatë kontrollit, i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat